Hapet aplikimi për shtesa deri në moshën 16 vjeç

Aktuale

Hapet aplikimi për shtesa deri në moshën 16 vjeç

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:28
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare.

Ai, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se po përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë.

“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.

Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat