Kurti tregon çka bisedoi me Lajçakun në Davos

Aktuale

Kurti tregon çka bisedoi me Lajçakun në Davos

Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:08
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Kurti dhe Lajçak, siç informoi zyra e kryeministrit, diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti do ta mirëpresë emisarin Lajçak në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.

Pas takimit me Kurtin, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se me Kurtin diskutuan për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.”, shkroi Lajçak në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat