Klinaku: Protesta do të mbahet, ani pse Specialja ndryshoi datën për seancën e ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Klinaku: Protesta do të mbahet, ani pse Specialja ndryshoi datën për seancën e ish-krerëve të UÇK-së

Më: 19 janar 2023 Në ora: 18:17
Faton Klinaku

Ndonëse Gjykata Speciale ka ndryshuar datën e mbajtjes së seancës gjyqësore që pritej të mbahej më 17 shkurt, nuk ka ndryshuar qëndrimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së ka vendosur ta ndryshojë datën e seancës ndaj krerëve të UÇK-së, duke e caktuar më 15 shkurt 2023, seancën e radhës.

E kjo nuk ka bërë që mendimi i ushtruesit të detyrës së kryetarit së kësaj organizate, Faton Klinaku të ndryshojë, ai ka thënë se protesta do të mbahet, përkundër ndryshimit të datës së seancës.

“Ju e dini që si Gjykatë prej themelimit të saj e kemi konsideruar politike dhe kjo përveç që është dëshmuar në shumë seanca gjyqësore që e kanë pas krerët e UÇK-së por edhe pjesëtarë tjerë, dëshmohet edhe me këtë caktimin e datës 17 shkurt, kur është dita e Pavarësisë. Ata qëllimisht i bëjnë këto, sepse me këtë që e bëjnë, e ulin poshtë edhe shtetin e Kosovës, duke u thirr se janë Gjykatë e Kosovës. Po ashtu duke pas për bazë se atje i kemi ish-krerët e shtetit dhe të mbahet seancë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me të vërtetë është absurde dhe gjë që e dëshmon katërçipërisht që është Gjykatë politike”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se protesta do të mbahet më 17 shkurt.

Klinaku ka thënë se ora dhe vendi i mbajtjes së protestës do të caktohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat