Gjyqtarit të Speciales iu vodh lloptopi me të dhëna sensitive, Klinaku i OVL-UÇK-së: Nëse na vijnë këto të dhëna, fsheht nuk mbahen

Aktuale

Gjyqtarit të Speciales iu vodh lloptopi me të dhëna sensitive, Klinaku i OVL-UÇK-së: Nëse na vijnë këto të dhëna, fsheht nuk mbahen

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:31
Faton Klinaku

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, ka shkruar të dielën se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur lloptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.

Policinë franceze sipas gazetës, e kanë njoftuar banorët e ndërtesës, pasi kanë vërejtur se dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.

Gazeta shkruar se policia në vend-ngjarje kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë dhe nuk kishin vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një llaptopi.

Po ashtu, raportohet se gjyqtari pasi ishte njoftuar për këtë rast, pretendohet ta ketë neutralizuar (fshirë) përmbajtjen e llaptopit të tij prej larg, përmbajtje ato të cilat pretendohet se kishin të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, fshehtë nuk mbahen.

“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë? Edhe fshehtë nuk mbahen”, ka shkruar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat