Ambasada e SHBA-së fton shoqërinë civile për të diskutuar për Asociacionin

Aktuale

Ambasada e SHBA-së fton shoqërinë civile për të diskutuar për Asociacionin

Më: 23 janar 2023 Në ora: 17:44
Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Burime të medias kanë bërë të ditur se në takim do të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.

Takimi është ftuar për në datën 31 janar, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Gjithnjë sipas burimeve, përafqesuesit e SHBA-së bë Prishtinë, janë të ineteresuar të dëgjojnë propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovës, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

Së fundi edhe këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes.

Chollet ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por ka theksuar se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, ka thënë Chollet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat