Mustafa: Pushteti po e përgatit terrenin për Asociacionin

Aktuale

Mustafa: Pushteti po e përgatit terrenin për Asociacionin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:26
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, deklaroi se partia në pushtet ka nisur ta përgatisë terrenin për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i reagoi zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut, që foli të enjten për Asociacionin dhe marrëveshjes me Serbinë.

Duke i komentuar deklarimet e Kryeziut për planin e Marti Ahtisaarit, që tha se plani ka qenë i mirë, Mustafa u shpreh se për këtë plan Vetëvendosje e ka djegur Kosovën “dhe i keni quajt tradhtarë ata shqiptarë që e kanë pranuar”.

“’Rrymën që ua ka paguar Kurti serbëve në veri qe 2 vite, tha, e konsiderojmë borxh’. Jo i nderuar, ai ka qenë borxh dhe ju ua keni shlyer borxhin me paratë e tatimpaguesve. Për këtë, në të kaluarën, e keni kallë Kosovën”, shkroi deputeti i LDK-së.

Mustafa tha se Qeveria e shpalli hero të Kosovës Olivier Ivanoviqin, i dënuar për udhëheqjen e vrasjen e 33 shqiptarëve në veri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat