AAK del me një video, ja çka i përmend VV-së

Aktuale

AAK del me një video, ja çka i përmend VV-së

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:47
Ramush Haradinaj

Aleanca e të Rinjve të Kosovës, ka shpërndarë një video përmbajtje me titull “Historia e një familje të privilegjuar”, ku kanë publikuar punësimet e bëra nga Qeveria Kurti.

Fjala është për familjarë të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe listës Guxo.

Në videopërmbajtje, mes të tjerëve janë përmendur edhe mbesa e Kurtit, tezakja e Osmanit, xhaxhai i Konjufcës, si dhe punësimet në KEK dhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pamjet:

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat