Para katër vitesh Thaçi e kishte shkruar këtë status, që i kishte hutuar të gjithë

Aktuale

Para katër vitesh Thaçi e kishte shkruar këtë status, që i kishte hutuar të gjithë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:04
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, katër vite më parë kishte shkruar një status, i cili ishte një metaforë për të komentuar rrjedhat politike të vitit 2018.

Duke shkruar në muajin janar, që atëbotë kishte rënë goxha borë, Thaçi kishte zgjedhur të përdorte një metaforë me borë.

Ai kishte uruar që, pasi bora të shkrihej, të mos bëhej skllotë.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt….

Uroj të mos bëhet skllotë! HTH” – shkruan z. Thaçi.

Z. Thaçi kishte zgjedhur që të komentonte në këtë formë deklaratat për korrigjimi ne kufijve e taksën 100 për qind, të cilën e kishte vendosur z. Ramush Haradinaj, që ishte kryeministër i Kosovës atëbotë. Statusi ka marrë saktësisht 10 mijë pëlqime.

Sigurisht, ky postim kishte ngjallur shumë reagime dhe vazhdon të komentohet edhe sot.

Madje i njëjti ka hyrë edhe në diskursin popullor e politik, duke u përmendur nganjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat