Berisha: Mosftesa e Kurti nga Ambasada e SHBA-së, vërejtja e fundit për Kosovën

Aktuale

Berisha: Mosftesa e Kurti nga Ambasada e SHBA-së, vërejtja e fundit për Kosovën

Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:58
Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk ka pasur ftesë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë për takimin ku do të diskutohet për Asociacionin.

Ai ka thënë se mosftesa e Kurtit nga ambasada është vërejtja e fundit për Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pa mbështetjen e SHBA-së Kosova do t`i ketë punët keq.

“Mosftesa e kryeministrit Kurti nga Ambasada e SHBA-së, për të diskutuar temën e Asociacionit është vërejtja e fundit për Kosovën: ose të këndellet kryeministri ose të këndellet populli. Pa Amerikën, Kosovës i mbetet vetëm opsioni i theqafjes”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat