Gërxhaliu: Të anulohet vendimi për ngritje të tatimit në pronë

Aktuale

Gërxhaliu: Të anulohet vendimi për ngritje të tatimit në pronë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:44
Safet Gërxhaliu

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë ka thënë se është vendim radikal.

Gërxhaliu ka thënë se duhet të anulohet vendimi për ngritje të tatimit në pronë për 100%. Sipas tij, është edhe neglizhencë e Kuvendit të Kosovës, pasi Ligji për Pronë është në sirtar.

“Si mund të vihet një vendim i ndryshimit të tillë radikal të tatimit më tepër se 100% pa një paralajmërim, apo debat të mirëfilltë. Është një neglizhencë e Parlamentit të Kosovës, pasi që në tetor të vitit 2022 është draftuar Ligji për Pronë që i ka pësuar disa ndryshime dhe ajo më tutje është në sirtar të Parlamentit. Ligji duhet të jetë ai që i definon të gjitha këto gjëra”, ka deklaruar ai.

Tutje, Gërxhaliu tha se Ligji mbi Pronën duhet me urgjencë të procedohet në Kuvend.

“Janë dy metoda që e zgjedhin këtë problem shumë shpejtë: E para është që të anulohet vendimi për ngritje të tatimit në pronë për 100% dhe e dyta me urgjencë të procedohet në Parlament për debat dhe votim Ligji mbi Pronën, ku parashihet që Komunat të kenë më tepër fiksibilitet, të ulet dallimi mes pragut të ulët dhe pragut maksimal dhe kjo do të jetë zgjidhje. Një dalje e tillë para mediave duke thënë po ia falim 100 euro nuk e dëshmon Kosovën si një shtet serioz, por dua të besoj se është koha për një reagim dhe në Parlament të veprohet më tepër”, përfundoi Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat