Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Aktuale

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Dy gratë që u plagosën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Në lidhje me gjendjen e viktimave, për Klankosova.tv ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak.

“Janë ty të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, është shprehur Govori.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit  të dyshuar, që sipas policisë, është identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat