Qeveria mbanë mbledhjen e 122-të, miratohen dy vendime

Aktuale

Qeveria mbanë mbledhjen e 122-të, miratohen dy vendime

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:22
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të në mënyrë elektronike.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se janë miratuar dy vendime.

Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat