Sadri Ramabaja: Albin Kurti ua heqi maskat!

Aktuale

Sadri Ramabaja: Albin Kurti ua heqi maskat!

Nga: N. Sh. Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:51
Sadri Ramabaja

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja ka shkruar për gjashtë kushtet e kryeminsitrit Albin Kurti që sot i bëri publike në seancën e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me asociacionin.

Ramabaja thotë se, këto gjashtë pikat e Kurtit, jo vetëm Serbisë por edhe ‘partnerëve alternativë’ ua heqi maskat.

Sipas tij, ‘partnerët alternativë’ janë opozita që janë të gatshëm për t’u kthyer në pushtet dhe për të realizuar Asociacionin.

Postimi i plotë:

Akti strategjik i përmbledhur në gjashtë pikat që Albini sot i parashtroi si kushte, jo vetëm për Beogradin, bëri që "partnerët alternativë"  t'i heqin maskat.

Prandaj ata, kundërvënien e kanë irracionale, kundërthënëse dhe rrjedhimisht të pabesueshme. Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis që u delë përballë furtunave. Prandaj "partnerët alternativ" që rrinin gaditu për t'u rikthyer në pushtet dhe për ta realizuar BSK-në konform kërkesave të Beogradit, sot bëhen qesharak me akuzat e lansuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat