Rrahman Jasharaj e pranon koeficientin prej 105 eurosh nga qeveria

Aktuale

Rrahman Jasharaj e pranon koeficientin prej 105 eurosh nga qeveria

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:22
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka folur për herë të parë për koeficientin e pagave prej 105 eurosh, i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

Jasharaj ka thënë se ky koeficient nuk është ai që mësimdhënësit kanë shpresuar dhe se janë të pakënaqur.

“Vlera e koeficientit 105 nuk është ajo që kemi pritur. Kemi shpresuar se do të jetë 120 euro dhe jemi të pakënaqur me këtë koeficient. Vlera 105 po krijon një ngritje dikund mesatarisht 100 euro”, ka thënë Jasharaj.

I pari i SBASHK ka thënë se kërkesën për ndryshim të koeficientit nuk do ta dërgojnë tek Avokati i Popullit për Kushtetuese.

Sipas tij, nëse dërgohet do të këtë përsëri përplasje e mospajtime.

“Duke e parë që 90% të punësuarve në arsim iu është bëre një ngritje e caktuar. Ajo që mund të them zyrtarisht në emër të SBASHK-ut, që Sindikata nuk do ta dërgojë kërkesën të Avokati i Popullit për Kushtetuese. Konsiderojmë që më mirë është që të kemi një ligj të pagave më në fund pas gjithë këtyre grevave, me dëshirë dhe shpresë që vlera e koeficientit do të shënojë ngritje graduale”, vijojë Kryetari i SBASHK-ut.

Ai ndër tjera tha se janë të gëzuar që punëtorët tekniko-ndihmës që kanë qenë me paga tejet të vogla të kenë një rritje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat