Haziri komenton gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin

Aktuale

Haziri komenton gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:08
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhjet me gjashtë kushtet e prezantuara nga kryeministri Kurti për formimin e Asociacionit.

Haziri tha se një plan i tillë gjashtë pikësh e ka kushtëzuar procesin e dialogut, i cili nga partnerët ndërkombëtarë nuk është i pranueshëm.

“Plani gjashtë pikësh i propozuar nga z. Kurti në Kuvendin e Kosovës tregoi qartë që ai në radhë të parë e ka kushtëzuar dialogun, i cili, nga partnerët ndërkombëtarë nuk është i pranueshëm”.

Por, edhe këto gjashtë kushte, do të thoja, e çojnë drejt një lloj pranimi strategjik për draftimin e statutit të Asociacionit, duke besuar që do të dështojë faktori ndërkombëtar në mos realizimin apo mos krijimin e kushteve që Kosova ta pranojë këtë proces.

Përkundër që draftimi i statutit mbetet peng apo mbetet ura kryesore për të kaluar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.

“Z. Kurti, me gjuhën e tij, me këto gjashtë kushte, i konfirmoi popullit të Kosovës që nuk e pranon, ndërsa në anën tjetër, nëpërmjet Kuvendit dhe para përfaqësuesve të popullit, bashkësisë ndërkombëtare u tregoi gjashtë kushtet që mund ta bëjë Asociacionin”, deklaroi Haziri për “.

Tutje Haziri tha se Kurti me gjuhën e tij dy ditë më parë në Kuvend i konfirmoi popullit se nuk e pranon Asociacionin, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare u tregoi gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit.

”Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën plenare të mbajtur dy ditë më parë prezantoi para deputetëve gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit.

“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat