FSK-së i shtohen specialistët për qitje

Aktuale

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:35
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK-së po i shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.

Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat