Këshilltari i Kurtit bën thirrje për protestë kundër “Zajednicës” në Berlin

Aktuale

Këshilltari i Kurtit bën thirrje për protestë kundër “Zajednicës” në Berlin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Albin Kurti dhe Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, këshilltari kontrovers politik i kryeministrit Albin Kurti, iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare në Berlin të Gjermanisë që të dalin të protestojnë kundër “Zajednicës” përpara Bundestagut gjerman.

Duke mënjanuar fuqinë dhe mundësinë negociatore të pozitës së udhëheqësit të delegacionit kosovar, Hoxha ka bërë thirrje për “sa më shumë protesta” kundër “Zajednicës”.

“Sa më shumë protesta, sa më shumë protestues!”, ka mbishkruar ai mbi një poster që njofton për datën, orën dhe vendin ku pritet të mbahet protesta.

Ai këtë e bëri përmes një njoftimi në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat