Bytyqi: 14 shkurti shënon ditën e dështimeve, skandaleve, e aferave

Aktuale

Bytyqi: 14 shkurti shënon ditën e dështimeve, skandaleve, e aferave

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Albana Bytyqi

Sot janë bërë dy vite që kur partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet.

Lidhur më këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo, përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social ka shkruar se kjo ditë shënon ditën e dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.

Postimi i saj i plotë:

Sot 14 shkurti, shënon një tjetër simbolikë.  JO atë të fitores së para dy viteve, atë të krejt dhe drejt, por atë të dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.

14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit.

Një video e mirë sot nga Vetëvendosje me ‘’çka ka e çka s’ka’’ do të  ishte një përmbledhje e këndshme e mospunës dhe dështimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat