Edhe dy deputetë të VV-së afër protestës kundër Asociacionit

Aktuale

Edhe dy deputetë të VV-së afër protestës kundër Asociacionit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 17:02
Armend Muja dhe Sali Zyba

Edhe dy deputetë të Vetëvendosjes janë parë në protestën e organizuar nga studentët e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Bëhet fjalë për Armend Mujën dhe për Salih Zybën.

Muja dikur kishte qenë mbështetës i fortë i Asociacionit, duke thënë mes tjerash se nuk ishte çështje se "a do të themelohej" por "se si do të dukej".

Megjithatë, të dy në fotografitë e shkrepura janë të pranishëm në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat