Abazi: Audioincizimet konfirmojnë se zërin e deputetëve e ngufatin Kusari, Bogujevci e Mihali

Aktuale

Abazi: Audioincizimet konfirmojnë se zërin e deputetëve e ngufatin Kusari, Bogujevci e Mihali

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:55
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili ka përmendur disa audioincizime sot në konferencën e thirrur nga ai, u shpreh se ato konfirmojnë se zërit të deputetëve përbrenda parlamentit e ngufatin Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.

Sipas Abazit, tri gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.

“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.

Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat