Kancelari i Gjermanisë deklarohet për propozimin evropian për Kosovën e Serbinë

Aktuale

Kancelari i Gjermanisë deklarohet për propozimin evropian për Kosovën e Serbinë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:24
Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka folur para deputetëve të Bundestagut për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për propozimin evropian, në takimin e fundit të dialogut që u mbajt në Bruksel.

“Më vjen mirë që të dyja palët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, kanë rënë dakord për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje bazë në fillim të kësaj jave”, është cituar të ketë thënë Scholz nga studiuesja gjermane e Shkencave të Komunikimit, Suzana Starikov.

Megjithatë Starikov shkruan tutje se ishte kryeministri Kurti ai që ishte i gatshëm ta nënshkruante këtë marrëveshje e jo Vuçiq.

Ndryshe, kryeministiri Kurti është pajtuar me këtë plan dhe ishte i gatshëm që ta nënshkruaj, kurse Vuçiqi ishte kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat