​Ministri Vitia vizitë në Shqipëri

Aktuale

​Ministri Vitia vizitë në Shqipëri

Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka pritur ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. Ajo ka shkruar se synimi i përbashkët mbetet forcimi bashkëpunimit mes profesionistëve të dy vendeve dhe shkëmbimi i përvojave më të mira në mbështetje të qytetarëve shqiptarë.

Ajo ka shkruar se së bashku kanë vizituar Spitalin e Sëmundjeve Infektive dhe Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, dy prej investimeve më të rëndësishme të realizuara në kuadër të fuqizimit të shërbimit spitalor dhe reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.

Kënaqësi të pres në vigjilje të #KongresittëShëndetësisë Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia.

Së bashku vizituam Spitalin e Sëmundjeve Infektive dhe Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, dy prej investimeve më të rëndësishme të realizuara në kuadër të fuqizimit të shërbimit spitalor dhe reagimit ndaj emergjencave shëndetësore”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat