A pinte alkool Adem Jashari? Rrëfehet miku tij

Aktuale

A pinte alkool Adem Jashari? Rrëfehet miku tij

Më: 6 mars 2023 Në ora: 22:48
Adem Jashari

Duke folur për karakterin e komandantit legjendar Adem Jashari, njëri prej luftëtarëve të parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të Jasharit, Jakup Nura ka thënë se ai ishte njeri familjar dhe i hapur për shoqërinë.

Gjitashtu, Nura ka thënë se Adem Jashari agjëronte dhe e pranonte fenë islame, por nganjëherë edhe pinin ndonjë birrë.

“Ka çështja fetare, cka me thanë, ne e kemi pranu fenë islame, është normale. E kanë agjëru Ramazanin para se me hy në këto rrjedhat e lëvizjes, por kur ka pasur… e ka ditë që do të kemi aktivitet, kur kemi bërë konaqe të ditëpasditshme, atëherë ai nuk ka agjëruar më. Ne s’kemi qenë pijanecë, por naj gotë e kemi pirë. Kemi pirë edhe në Shqipëri. Kemi pirë edhe birra, kemi pirë edhe lëngje”, ka thënë Nura në Pressing.

“Siç bëhet jeta në ditë normale gjatë jetës”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat