Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident trafiku.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.
Haliti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po pi kafe. Një përplasje e vogël e pa pasoja. Kuptohet duke pasur parasysh gjendjen kaotike të komunikacionit në Prishtinë“, tha deputeti Haliti pas aksidentit.