Kërkesa e shqiptarit nga Kosova që e bindi Aeroportin e Mynihut, ndryshohet harta

Aktuale

Kërkesa e shqiptarit nga Kosova që e bindi Aeroportin e Mynihut, ndryshohet harta

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:23
Aeroporti i Mynihut

Në prillin e vitit të kaluar, një shqiptar nga Kosova i është drejtuar Aeroportit të Mynihut në Gjermani përmes një postimi në Twitter.

Ai kishte publikuar një hartë nga Aeroporti ku Kosova ishte pjesë e Serbisë. Duke i kujtuar Aeroportit se Gjermania e ka njohur Kosovës dhe është përkrahëse e saj, u ka kërkuar që ta ndërrojnë atë hartë.

Nga profili zyrtar i Aeroportit i ishin përgjigjur kosovarit, duke i thënë se do ta trajtojnë këtë çështje.

Faleminderit për sugjerimin. Ne do ta përcjellim kërkesën tënde në departamentin përkatës”.

Dje i njëjti person e ka postuar fotografinë e hartës, ku shihet se kërkesa e tij është marrë parasysh. Tani harta në Aeroportin e Mynihut është rregulluar, dhe Kosova aty është ndaras prej vendeve fqinje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat