Hyseni del kundër qëndrimit të LDK-së: Planit evropian nuk duhet t’i thuhet jo

Aktuale

Hyseni del kundër qëndrimit të LDK-së: Planit evropian nuk duhet t’i thuhet jo

Më: 8 mars 2023 Në ora: 21:26
Skender Hyseni

Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni vlerëson se plani evropian është dhënë si ultimatum, përkatësisht në formën “merre ose lëre”.

Sipas tij, këtij propozimi nuk duhet t’i thuhet jo. I njëjti sipas tij, është ndëshkim i politikave që janë bërë në Kosovë e Serbi, që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Gjithsesi, e ka përkrahjen e komplet shteteve anëtare të BE-së dhe e ka përkrahjen paekuivoke të SHBA-së dhe është një plan të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i thuhet jo, në asnjë variant. Sepse alternativa është thellësisht dhe thelbësisht shumë më e keqe. Tingëllon pak e rëndë, por plani evropian është vendosë në tavolinë si ultimatum, merre ose lëre. Edhe në shenjë ndëshkimi të politikave që janë bërë në Prishtinë dhe në Beograd gjatë shtatë – tetë muajve të fundit. Që të jem më i saktë, që nga gushti i vitit të kaluar”, deklaroi ai.

Ish-ministri i Jashtëm potencoi se kjo urgjencë është krijuar për shkak të alarmimit të siç tha ai, të BE-së dhe SHBA-së se mund të ketë një përshkallëzim të situatës.

“Sepse kjo ka alarmuar vendet kyçe të BE dhe SHBA për një përshkallëzim të mundshëm me pasoja largvajtëse mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj është krijuar kjo urgjencë që të bëhet një hap i ndërmjetëm përpara dhe unë e konsideroj hap të ndërmjetëm të rëndësishëm. Dhe nuk dua as a mendoj situatën që Kurti mos ta respektoj zotimin që e ka dhënë në Bruksel për pranimin e planit por jo veç planit por edhe ankesit për zbatim. Janë punë të kryera dhe unë ju siguroj që nuk ka diskutim as për njërën as për tjetrën më tutje”, tha ai.

Hyseni po ashtu theksoi se plani franko-gjerman nuk është plan perfekt, “por është plan shumë i mirë dhe i paevitueshëm në këtë fazë të zhvillimeve”.

Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 18 mars në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat