Votimi pro liberalizimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, Krasniqi: Vendim i mirë, por shumë i vonuar për faj të partisë në pushtet

Aktuale

Votimi pro liberalizimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, Krasniqi: Vendim i mirë, por shumë i vonuar për faj të partisë në pushtet

Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:22
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas miratimit me unanimitet pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.

Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por se është shumë i vonuar, dhe për këtë akuzon partinë në pushtet.

Postimi i plotë:

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit, por i vonuar shumë për shkak të partisë në pushtet, e cila ka qenë pengesë e këtij procesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat