​Vitia kujton rastet e para të infektimit me Koronavirus

Aktuale

​Vitia kujton rastet e para të infektimit me Koronavirus

Më: 13 mars 2023 Në ora: 21:32
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kujtuar ditët e para të raportimit të të infektuarve me virusin corona.

Vitia ka thënë se shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike. Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore.

“Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion”, ka shkruar Vitia.

“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të corona virusit në Kosovë.

Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike.

Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore.

Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët.

U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion.

Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19.

Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t'u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, ka shkruar ministri Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat