Raci: Kërkesa e SHBA-së ndaj opozitës është të mos dalin kundër Planit të BE-së

Aktuale

Raci: Kërkesa e SHBA-së ndaj opozitës është të mos dalin kundër Planit të BE-së

Më: 17 mars 2023 Në ora: 10:21
Gazmir Raci

Analisti Gazmir Raci ka kritikuar qasjen e opozitës ndaj Planit të BE-së.

Ai ka bërë me dije se kërkesa amerikane ndaj opozitës është që të mos dal kundër këtij plani.

“Kërrkesa amerikane ndaj opozitërs ërshtër mos me dal kundërr planit te BE-sër sepse ai plan e ka mbërshtetjen e fuqishme tër SHBA-ve”, ka shkruar Raci në profilin e tij në “Facebook”.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje ka takuar liderët e opozitës për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat