Matoshi nga Ohri: Mos qofsha në lëkurën e zotit Kurti

Aktuale

Matoshi nga Ohri: Mos qofsha në lëkurën e zotit Kurti

Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:31
Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi në një lidhje direkte nga Ohri shprehet se kryeministrit Kurti po i kthehen të gjitha ato që ka kërkuar sa i përket presionit ndërkombëtar.

“Zoti Kurti po i kthehet ajo karma sepse thoshte po kom qef me pa çka është ky presion dhe ja pra më në fund po shihet presioni, zoti Escobar i ka kthyer dytën herë në takim trilateral, mos qofsha në lëkurën e zotit Kurti, tha ai.

Sipas tij kur rritet presioni i SHBA-ve aty rezistencë më nuk ka sepse edhe shumë liderë botërore i ka lëshu rezistenca nga presioni amerikan”, tha Matoshi.

Matoshi shton se Kurti s’duhet ti thotë në asnjë mënyrë jo negocimit amerikan.

“Kurti s’duhet ti thotë jo asnjëherë insistimit amerikan sepse rikthimi në takim palët megjitheatë kanë përafrime dhe ka mbetë diqka teknike e cila besohet se të tejkalohet me një ose dy orë negociata shtesë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat