Andin Hoti tregon arsyjen e pjesëmarrjes në takimin e zhvilluar në Ohër!

Aktuale

Andin Hoti tregon arsyjen e pjesëmarrjes në takimin e zhvilluar në Ohër!

Më: 18 mars 2023 Në ora: 20:21
Andin Hoti

Kryetari i delegacionit për bisedime me Serbinë në çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka udhëtuar së bashku me kryeministrin, Albin Kurti në Ohër.

Hoti në një prononcim për FO ka thënë se pjesëmarrja e tij ka për qëllim që çështja e personave të zhdukur të futet si paragraf në aneksin për zbatimin e ujdisë për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Normal unë jam veç për pjesën e personave të zhdukur. Qëllimi im është që çështja e të pagjeturve të futet si paragraf i veçantë në aneks dhe të trajtohet me urgjencë dhe afate kohore, KM po kërkon në takim me Vuçiqin që kjo çështje të hyjë në aneks marrëveshje”, u shpreh Hoti.

Në këtë momente është duke u zhvilluar takimi në Ohër në mes të Kurtit dhe Vuçiq, ku sipas mediumit Radio Evropa e Lirë, takimi ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat