​Kurti jep detaje se çka përfshihet në aktin e zbatimit për të pagjeturit

Aktuale

​Kurti jep detaje se çka përfshihet në aktin e zbatimit për të pagjeturit

Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 07:11 më 19.03.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

​Kurti: Nuk diskutuam për zgjedhjet në veri, janë punë të brendshme të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti pas takimit në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u zhvillua me ndërmjetësimin e BE-së, ka thënë se nuk kanë diskutuar për zgjedhjet në veri të vendit, pasi këto janë punët e brendshme të institucioneve në Kosova, të cilat do t’i marrin të gjitha vendimet që janë të domosdoshme që sa më mirë të organizohen ato zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve në Kosovë, sigurisht që nuk kemi diskutuar, këto janë punët e brendshme të institucioneve në Kosova dhe ne do t’i marrim të gjitha vendimet të cilat janë të domosdoshme që sa më mirë të organizohen ato zgjedhje. Më vjen shumë keq që më 5 nëntor të vitit të kaluar, Beogradi urdhëroi që këta deputetë të Listës Serbe të japin dorëheqje, dorëheqje kolektive dhe në të njëjtën kohë më shumë se 400 policë në pjesën veriore të Kosovës dhe në të njëjtën kohë katër kryetarë komunash atje, mendoj se ishte gabim dhe nuk mund te jesh politikan autentik dhe të përfaqësosh qytetaret nëse fillon me dorëheqje kolektive vetëm për atë se dikush nga Beogradi te ka urdhëruar, do të thotë që ata njerëz do të duhej që t’i përfaqësojnë qytetaret dhe t’u shërbejnë qytetareve dhe jo një njeriu në një shtet tjetër”, tha ai.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Përndryshe, në takimin e 18 marsit në Ohër, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

​Kurti jep detaje se çka përfshihet në aktin e zbatimit për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të Ohrit, ka deklaruar se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar që ta aktualizojnë marrëveshjen e dakorduar të vitit të kaluar për të pagjeturit, në atë mënyrë mund të angazhohen urgjentisht për personat e zhdukur.

Kurti tha për media se më 18 gusht të vitit të kaluar në bisedimet në Bruksel, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin pajtuar për një tekst të marrëveshjes sa i përket personave të zhdukur por fatkeqësisht në atë ditë Vuçiq nuk deshi ta nënshkruajë. Kurse, tash, sipas tij, duhet që atë marrëveshje sërish ta aktualizojnë.

Kurti: Duhet atë marrëveshje sërish ta aktualizojmë dhe të angazhohemi urgjentisht për personat e zhdukur

“Tani duhet atë marrëveshje sërish ta aktualizojmë dhe në atë mënyrë mund të angazhohemi urgjentisht për personat e zhdukur, pa dallim kombësie, ka ende 1617 persona të zhdukur në Kosovë, shumica dërrmuese janë shqiptarë, por ka edhe serbë, ka edhe romë dhe pavarësisht se nga vijnë, cila është përkatësia e tyre kombëtare fetare, ne do të bëjmë të pamundurën që fati i tyre të zbulohet sa më shpejt dhe të mundësohet drejtësia”, tha ai.

Përndryshe, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat