Sukubinë: Kushërinjtë thonë se Kurti s’tradhton

Aktuale

Sukubinë: Kushërinjtë thonë se Kurti s’tradhton

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:04
Albin Kurti

Dakordimi i arritur mes Kosovës e Serbisë në Ohër të shtunën e shkuar, u komentua si arritje pozitive por disa e pane edhe negative.

E është dikush që nuk e ka as më të voglin dyshim për atë se çka u pajtua Albin Kurti më 18 mars. Ata janë banorët e Sukobinës së Ulqinit, prej ku ka prejardhjen kryeministri kosovar.

Një tjetër sukobinas që liderin e Vetëvendosjes e njeh familjarisht, nuk e beson e nuk e sheh me vend krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky mohon se bashkëfshatari i tyre ndërroi çasje këto dy vjet në pushtet, teksa ia ban gajlen që ai nuk po ka përkrahjen e opozitës në dialog.

Qeverisjes së Kurtit, këta vlerësojnë se i pa veç hajr shteti i Kosovës. Si vend kufitar me Shqipërinë, Sukobina është krenare që një bir që ka rrënjët në ketë anë po drejton shtetin më të ri në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat