BIK del me njoftim për fillimin e muajit të Ramazanit

Aktuale

BIK del me njoftim për fillimin e muajit të Ramazanit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:27
Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin se muaji i Ramazanit fillon këtë të enjte, me 23 mars 2023.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Njoftimi:

Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 23 mars 2023

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Me fat muaji i bekuar Ramazan!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat