Lajçak: Pasojnë takimet mes Bislimit e Petkoviç në Bruksel për hapat e implementimit të marrëveshjes

Aktuale

Lajçak: Pasojnë takimet mes Bislimit e Petkoviç në Bruksel për hapat e implementimit të marrëveshjes

Nga: F.B. Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:12
Miroslav Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se në kuadër të hapave të mëtejm në dialog, do të thërras në Bruksel shefat e delegacioneve në bisedime nga të dy palët përkatësisht Bislimin dhe Petkoviç, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ndërmjetësi evropian në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës ka thënë se ata do të ftohen në bisedime rreth hapave që duhen ndërmarrin palët për implementimin e asaj për çka janë pajtuar në Ohër.

Lajçak këtë e tha në intervistën për Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Euronews Serbia, ku theksoi se çështja e implementimit bie në nivelin e biseduesve kryesor, ndërsa në pyetjen nëse në të ardhmen ka nevojë për takime të tjera të nivelit të lartë mes Vuçiq e Kurti, Lajçak konfirmoi se ka nevojë për takime e bisedime në të dy nivelet.

"Liderët pajtohen për rrugën strategjike për ecje përpara, ndërsa krye-biseduesit bisedojnë për detajet e asaj për çka janë pajtuar liderët. Procesi në të vërtetë po zhvillohet në të dy nivelet. Pra, është shumë logjike se rreth asaj si do realizohet ajo për çka pati pajtim në Bruksel me 27 shkurt dhe Ohër me 18 mars, tash do bisedojnë të dy krye-biseduesit dhe ekspertët e tyre” tha Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat