Skënder Hyseni: Më në fund e vërteta për Albin Kurtin

Aktuale

Skënder Hyseni: Më në fund e vërteta për Albin Kurtin

Nga: A.SH Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:28
Skënder Hyseni

Pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti rreth planit evropian, ka reaguar Skënder Hyseni.

Ai ka thënë se “Kurti kauzën e asociacionit, njësoj si ate të demarkacionit i ka pasë vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën”.

Postimi në Facebook:

Më në fund e vërteta: Albin Kurti u tha qytetarëve: Faleminderit që besuat në kauzat e mia të rrejshme dhe më sollët në pushtet. Tash ka ardhur koha për zbatimin e asociacionit!!!

Habitem me befasinë që për shumë kend solli një deklaratë e Albin Kurtit për themelimin e asociacionit. Duket sheshazi që shumë nga të "befasuarit" paskan pasë besuar kohë të gjatë në gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij! Ai, Kurti pra, kauzen e asociacionit, njësoj si ate të demarkacionit i ka pasë vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën, madje duke ecur mbi kufoma qytetarësh të pafajshëm dhe të mashtruar. I mbështetur për muri, të njejtëve qytetarë , Kurti tani, duke mos patur hapsirë për gënjeshtra më, ua thotë të vërtetën: "Unë, ua humba një dekadë duke ju mashtruar. Faleminderit që besuat në mashtrimet e mia dhe më sollët në pushtet. Tani që e fitova pushtetin, për herë të parë po ua them të vërtetën. Asociacionin do ta themeloj. Ndoshta edhe dicka më shumë se asociacion. Por ju qytetarët dhe votuesit e mi të dashur prap do te vazhdoni të më besoni sepse unë prap do të vazhdoj të ju gënjejë e mashtrojë!!!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat