Zjarr i madh shpërtheu në ELKOS Center në Pejë, rritet numri i të lënduarve

Aktuale

Zjarr i madh shpërtheu në ELKOS Center në Pejë, rritet numri i të lënduarve

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:04 Përditësuar në ora: 11:59 më 25.03.2023
Pamje nga zjarri

Dëme të mëdha nga zjarri në ELKOS Center në Pejë, Gashi: Zjarri nuk është shuar ende

Zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk ka arritur të shuhet, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje maksimale që ta shuajnë zjarrin e madh, ndërsa sipas tij dëmet materiale janë shumë të mëdha.

“Në vend ngjarje janë të gjithë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Zjarri nuk është shuar ende, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje ta shuajnë. Dëme janë shumë, shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Zbulohet çka u dogj nga zjarri i madh brenda kompanisë Elkos

Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e kompanisë Elkos në Pejë.

Sipas të dhënave fillestare, së paku tetë persona janë lënduar derisa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Burime të brendshme të “Peja në fokus”, kanë bërë të ditur se zjarri i sotëm ka përfshirë gjithçka brenda objektit të Elkos.

Depo me gjëra ushqimore, tekstil shtëpiak, restorantet e Princ Caffee, Jaffa dhe pjesë nga marketet.

Ramiz Kelmendi pas djegies së depos së ELKOS-it: Hyra që ta fikja zjarrin, gati pësova edhe vetë

Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të kompanisë Elkos e cila është në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi. Dëmet llogariten të jenë të mëdha.

E nga zjarri thotë se ka mundur të pësojë edhe vet afaristi Kelmendi.

Ai ka shpjeguar se si hyri në depo për ta shuar zjarrin, e që desh e pësoi edhe vet. E lëndime nga zjarri kanë marrë tetë persona.

“Unë edhe vet hyna me intervenu, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra me intervenu me aparatat me ato gjanat, por veçse ishte e kote. Depoja- magazina është 200 mijë metra katrorë. Më e madhja në Kosovë e në regjion. Në momentin kur zjarri ka kapluar depon, nuk ka qenë askush,”- ka thënë Kelmendi.

Tutje ai ka treguar se në momentin kur depo është kapluar nga zjarri, brenda nuk ka qenë askush.

“Ende nuk po e dimë shkaktarin. Këta personat që janë lëndu kanë qenë prej objekteve tjera që kanë hy me e ndalë zjarrin, që kanë tentu me vepru,”-ka thënë Kelmendi.

Zjarri i madh në Elkos, tetë persona dërgohen në spital

Tetë persona janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë, ndërsa njofton se gjendja e pacientëve është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë!

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

Rritet numri i të lënduarve nga zjarri në Elkos

Së paku tetë persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Digjet qendra tregtare Elkos në Pejë, Policia jep këto detaje

Kështu konfirmon Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

“Deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

Ramiz Kelmendi flet pas zjarrit të depove të ELKOS-it në Pejë

Pronari i qendrës tregtare “ELKOS”, Ramiz Kelmendi ka folur pas zjarrit së qendrës së ELKOS në Pejë.

Në një përgjigje Kelmendi ka thënë se nuk është në dijeni për numrin e të lënduarëve dhe dëmin e shkaktuar nga zjarri.

“Të lënduar nuk ka sa e di unë…sa për dëmin, nuk mund të them asgjë me siguri deri sa të përfundon”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, gazeta Bota sot ka publikuar pamje direkt nga vendi i ngjarjes.

 

Ramiz Kelmendi shkon në vend ngjarje pas zjarrit të madh që kaploi kompaninë e tij

Një zjarr ka kapluar qendrën tregtare Elkos në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar Policia atje.

Zëdhënësi i saj, Fadil Gashi tha se sot rreth orës 08:50 policia është njoftuar për një zjarr të madh

Ai ka konfirmuar se policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vend të ngjarjes, por se zjarri nuk është shuar akoma.

Derisa së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Pas këtij momenti në vend të ngjarjes ka dalë edhe pronari i Elkos, Ramiz Kelmendi.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ELKOS Center në Pejë

Një zjarr i madh e ka përfshirë objektin e ETC-së në Pejë.

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.

“6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri, shkruan Bota sot.

Raportohet se në vendngjarje janë zjarrëfikësit, autoambulanca dhe policia.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka konfirmuar se sot rreth orës 08:50 policia është njoftuar se një depo është përfshirë nga zjarri.

Ai ka thënë se policia në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, mirëpo zjarri nuk është shuar akoma.

Gashi tha se nuk kanë informacione nëse ka apo jo të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat