Arifi e pret Hill në Bujanoc, detaje nga takimi

Aktuale

Arifi e pret Hill në Bujanoc, detaje nga takimi

Më: 27 mars 2023 Në ora: 18:26
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi sot ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.

Arifi njofton se me Hill kanë biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, por edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Arifi po ashtu i adresoi tek ambasadori Hill disa çështje të rëndësishme, siç janë diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Sot pata kënaqësinë që të pres Ambasadorin e SHBA-së në Beograd Sh.T. Christopher Hill, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, por edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së Ohrit.

E njoftova ambasadorin Hill rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, duke u nisur nga pasivizimi i adresave, mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, deri te mos interesimi i Qeverisë serbe për ta zhvilluar këtë rajon ekonomikisht.

Nga ana tjetër, Sh.T. ambasadori Hill premtoi se këto çështje do t’ia adresojë presidentit Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq. Gjatë bisedës elaboruam edhe pika të Marrëveshjes së Ohrit, ku ambasadori Hill përkrahë këtë marrëveshje dhe do të insistojë që të implementohet sa më parë”, shkruan Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat