Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet

Aktuale

Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet

Më: 28 mars 2023 Në ora: 20:42
Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte shumë e rëndësishme.

Ai tha se ShBA-të kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në marrëveshjen e Ohrit, ku tha se palët duhet të pranojnë edhe gjëra të vështira.

Hill foli edhe për reciprocitetin, ku tha se dialogu i Brukselit nuk parasheh një gjë të tillë.

“E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet  të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë”.

“Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet”, është shprehur Hill në RTV Aldi.

Tutje, ai tha Kushtetuta e Serbisë thotë se komuniteti shqiptar duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të gjitha komunitetet tjera.

“Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”, tha Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat