​Hovenier dënon djegien e veturave në veri të Kosovës

Aktuale

​Hovenier dënon djegien e veturave në veri të Kosovës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 16:53
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me traga RKS në veri të Kosovës.

Ai këtë e bëri duke ripostuar një shkrim të datës 2 nëntor të vitit të kaluar.

Hovenier ka shkruar: “Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”.

“ShBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Tweet. 

Në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Ndërsa, të enjten tri veturat po ashtu me targa RKS janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat