Spahiu tregon çka duhet të bisedohet në takimin në Bruksel

Aktuale

Spahiu tregon çka duhet të bisedohet në takimin në Bruksel

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:56
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillime politike Nexhmedin Spahiu, ka treguar disa nga temat që sipas tij do të duhej të diskutoheshin në takimin në Bruksel.

“Ajo çka duhet me u diskutu aktualisht është të merren vesh se si do të shkojë dinamika e atyre gjërave që janë marrë vesh përmes planit franko-gjerman. Kur do të hapet Ambasada e Kosovës në Beograd, ajo e Serbisë në Kosovë dhe si do të jetë statuti i Zajednices”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia nuk po i përmbahet asaj për çfarë janë marrë vesh më herët me Kosovën.

Ai tha se në këtë takim duhet te potencohet pse Serbia nuk po i përmbahet asaj që duhet, por po vazhdon të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Rastin e fundit e kemi kur Kosova nuk është lejuar të pranohet në Shoqatën e matematicientëve të Ballkanit për shkak të kundërshtimit nga Serbia”, ka thënë tutje Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat