Kurti e Vuçiq do të takohen më 22 prill, temë diskutimi një tjetër draft

Aktuale

Kurti e Vuçiq do të takohen më 22 prill, temë diskutimi një tjetër draft

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:01
Kurti e Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Këto deklarata, Bislimi i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku folën për  çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit por edhe çështje të tjera aktuale.

Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.

“Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”, tha Bislimi.

Tutje, i dyti i qeverisë bëri të ditur se ka indikacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për takim të nivelit të lartë më 22 prill, teksa shtoi se janë duke shqyrtuar edhe datë tjetër alternative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat