Kurti: Urime Pashkën besimtarëve katolikë e protestantë

Aktuale

Kurti: Urime Pashkën besimtarëve katolikë e protestantë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urua festën e besimtarëve katolikë e protestantë, Pashkët, duke thënë se së bashku ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe të solidaritetit.

Sipas Kurtit, tani “më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim”.

“Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit, Albin Kurti.

Urime Pashkën besimtarëve katolikë e protestantë!

Urime për të gjitha familjet që e shënojnë këtë festë të shenjtë e të madhe.

Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim.

Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit.

Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet.

Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë.

Le të tregojmë solidaritet dhe vullnet për të ndihmuar të tjerët.

Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën.

Ajo evokon devocionin dhe tregon rrugën e ripërtëritjes dhe rilindjes.

Na inspiron për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqen me fuqinë e shpirtit tonë.

Për shumë mot urime Pashkën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat