Pse janë të veçanta dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, tregon hoxhë Arbanashi

Aktuale

Pse janë të veçanta dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, tregon hoxhë Arbanashi

Më: 12 prill 2023 Në ora: 19:51
Besim Arbanashi

Hoxhë, Besim Arbanashi, në emisionin “Fanari” ka treguar se pse janë të veçanta dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

Imami Arbanashi ka thënë se besimtarët myslimanë në ditët e fundit të Ramazanit shfrytëzojnë krejt energjinë pozitive në mënyrë për të arritur fitoren.

“Besimtarët në këto 10 ditë të fundit të Ramazanit, meqenëse po vjen fundi shfrytëzojnë gjithë energjitë e tyre të mundshme pozitive për të arritur fitoren”, ka thënë ai.

Hoxhë Arbanashi citon Pejgamberim Muhammed a.s., ku thotë se veprat vlerësohen sipas fundit të tyre, duke e lidhur kështu edhe me ditët e fundit të Ramazanit.

“Ne i lutemi Allahut fuqi plotë që të na mundësojë që kjo përmbyllje që ne po ia bëjmë Ramazanit bëhet shkak për të pasur një përmbyllje-përfundim të mirë të jetës sonë në këtë botë, meqenëse siç na ka mësuar edhe Pejgamberi a.s. me një prej njoftimeve ose porosive të tij të arta kur thotë që veprat janë apo vlerësohet sipas fundit të tyre, jo sipas fillimit as prej mesit”, ka thënë hoxhë Arbanashi.

Imami ka treguar se në këto ditët e fundit të Ramazanit, e veçantë është edhe shpërblimi i madh i Natës së Kadrit.

“Në këto 10 dhjetë natë fshihet edhe shpërblimi i madh i Natës së Madhe të Kadrit, po ashtu Allahu fuqi plotë, për shkak të verës që kanë këto 10 natë ka përzgjedhur që edhe zbritja e Kur’an-it me fillua pikërisht në këto 10 natë”, ka treguar imami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat