Krasniqi: Në Poklek u shfaq forma më e rëndë e regjimit gjenocidal serb

Aktuale

Krasniqi: Në Poklek u shfaq forma më e rëndë e regjimit gjenocidal serb

Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:26
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi përkujtoi masakrën e Poklekut, duke e konsideruar si formën më të rëndë të terrorit serb në Kosovë, ku u vranë 53 shqiptarë, prej të cilëve 23 fëmijë, të cilët më pastaj edhe dogjën.

Masakra e Poklekut në Drenas, 24 vite më parë, shpërfaq në formën më të rëndë terrorin që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare. Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi – kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk kanë dalë para drejtësisë deri më sot”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Populli dhe shteti i Kosovës, sipas tij, asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime “derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”.

Postimi i plotë:

Masakra e Poklekut në Drenas, 24 vite më parë, shpërfaq në formën më të rëndë terrorin që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare. 53 shqiptarë, prej të cilëve 23 fëmijë, u vranë, masakruan dhe u dogjën.

Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi – kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk kanë dalë para drejtësisë deri më sot.

Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime – derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat