Austria e uron Kosovën për heqjen e vizave: Moment historik për BE-në

Aktuale

Austria e uron Kosovën për heqjen e vizave: Moment historik për BE-në

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Austria e ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.

Ministria e Jashtme e këtij vendi tha se ky është një moment historik për BE-në.

“Sot në Parlamentin Evropian u largua me votë pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën duke filluar më së voni më 1 janar 2024”, thuhet në urimin e MPJ-së austriake.

Kujtojmë, se sot Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat