Haradinaj: Ilaz Kodra dhe shokët e tij e kthyen rrjedhën e historisë

Aktuale

Haradinaj: Ilaz Kodra dhe shokët e tij e kthyen rrjedhën e historisë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 23:21
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Ilaz Kodra në 24-vjetorin e rënies, i cili me me bashkëluftëtarë e kthehu rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.

"Sot përkujtojmë 24 vjetorin e sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe njëzetenëntë bashkëluftëtarëve të tij. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se kujtimi për të rënët qoftë burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen.

"Derisa kujtojmë trashëgiminë e komandantit Ilaz Kodra dhe Brigadës 114 "Fehmi Lladrovci", vlerësojmë lart sakrificën e tyre në mbrojtje të popullatës së paarmatosur. Qëndresa e tyre mishëron vetë thelbin e qëndresës shqiptare - të fortë përballë vështirësive dhe duke luftuar për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë", ka thënë Haradinaj.

"Le të jetë kujtimi i tyre një burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen, bashkimin dhe përparimin", është shprehur kryetari i AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat