Vetëvendosje e përjashton Haki Abazin

Aktuale

Vetëvendosje e përjashton Haki Abazin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:45 Përditësuar në ora: 17:01 më 03.05.2023
Haki Abazi

E konfirmon Mimoza Kusari, thotë se e kanë përjashtuar Haki Abazin nga Grupi Parlamentar i VV’së

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se e kanë përjashtuar deputetin Haki Abazi nga grupi parlamentar.

Ajo ka thënë për median se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Vetëvendosje e përjashton Haki Abazin

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka përjashtuar sot nga ky subjekt politik deputetin e kësaj partie Haki Abazin.

Burimet e medias  brenda VV-së e kanë konfirmuar lajmin.

Ndërkaq deputeti Abazi ka deklaruar se nuk është njuoftuar me një vendim të tillë, por të njëjtin e ka kuptuar përmes mediave.

“S’kam informacione sa i përket as ndryshimit të ulësve në Parlament e as për përjashtiminn tim nga GP i VV-së.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat