Skenderaj - Mbi 8 mijë euro për dreka e darka për tre muaj

Aktuale

Skenderaj - Mbi 8 mijë euro për dreka e darka për tre muaj

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:48
Fadil Nura

Komuna e Skenderajt ka shpenzuar mbi 8 mijë euro nga buxheti për shpenzime të drekave dhe darkave. Në dokumentin e siguruar për tre muaj kjo komunë ka harxhuar rreth 8.548 euro.

Mbi 2 mijë euro në bazë të dokumentit për muajin shkurt, mars dhe prill kanë shkuar në lokalin që është në pronësi të ish-kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Mihane Kodra Bekteshi. 

Vetëm një drekë e mbajtur me 10 shkurt në lokalin e saj janë harxhuar 1 mijë e 75 euro.

Mihane Kodra-Bekteshi, ishte kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit 2021. Ajo mbanë pozitën e anëtares së kryesisë së kësaj partie në Skenderaj.

Për tre muaj kjo komunë që udhëhiqet nga Fadil Nura i PDK-së, ka shpenzuar një shumë të madhe edhe për udhëtime dhe derivate.

Afro 20 mijë euro janë shpenzuar për derivate. Ndërsa për udhëtime jashtë vendit mbi 4 mijë euro.

Publikimi i raportit të shpenzimeve ka ngjallur debate në Skenderaj. Nga asamblisti i IDEAL’it, Ilir Ejupi, Komuna është akuzuar se të gjitha këto shpenzime janë bërë për t’i shërbyer militanteve të partisë se tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat