Guerot: Raporti Francë-Britani, shembull për Kosovën e Serbinë

Aktuale

Guerot: Raporti Francë-Britani, shembull për Kosovën e Serbinë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot dhe ai britanik, Nicholas Abbott, kanë përcjellë së bashku Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III, përmes televizorit.

Në profilin e tij në Twitter, ai ka postuar një foto me kolegun e tij britanik, Nicholas Abbott.

Por, pos fotos, ai ka dhënë edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbinë, se si duhen pajtuar, njofton Klankosova.tv.

“Duke parë Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer nga Mbretëria e Bashkuar, Nicholas Abbott.

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar miq dhe aleatë përgjithmonë: një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar Guerot, teksa ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë në postimin e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat